
”Gjaku i marrë nuk falet”, vijon të jetë një nga ”amanetet” nga kanuni, që ende sot merr jetë njerëzish. Raporti i fundit i Komitetit të Pajtimit të Gjaqeve, tregon rezultatet e punës 30-vjeçare, ku numri i personave që janë vrarë për nder, gjakmarrje dhe hakmarrje, nga viti 1990 deri në mars 2022 është 15601.