Gjata: Kërkesa e 28 deputetëve për ndryshime kushtetuese është e Ramës, s’ka opozitë parlamentare

I ftuar në RTV Ora, sekretari për çështjet ligjore në PD-së, Çlirim Gjata tha se kërkesa e 28 deputetëve për ndryshime kushtetuese është e Edi Ramës.

Sipas tij, ai nuk ia doli të shkatërronte reformën zgjedhore dhe tani po mundohet që të fusë në lojë opozitën parlamentare.

Çlirim Gjata: 28 deputetët të opozitës parlamentare paskan dorëzuar një draft për ndryshime kushtetuese. Ajo është dorëzuar nga Edi Rama, nuk ka opozitë parlamentare, janë përralla. I ka urdhëruar Rama ta bëjnë një gjë të tillë. Ai nuk ia doli dot që të shkatërrojë reformën zgjedhore që të thoshte te ndërkombëtarët që opozita u largua. Nuk arriti të ndalonte identifikimi biometrik dhe të merrte komisionerët si në 30 qershor. E pranoi marrëveshjen në saj të presionit ndërkombëtar. 

Me që nuk ia doli të ndalonte, futi këtë që quhen me nder opozitë parlamentare, që me gjasmë duan ndryshime kushtetuese. Dhe ku konsistojnë këto ndryshime? Që të hiqen koalicionet parazgjedhore. Është normë demokratike që koalicionet bëhet para dhe pas zgjedhjeve. Është themel bashkëpunimi. Ngrihet Rama dhe thotë që të ndalohen. 

Gjata shtoi se kjo është një luftë politike e Ramës, por sipas tij, ai po lodhet kot nëse po përpiqet që të marrë pushtetin me dhuën me ndryshime kushtetuese.

Çlirim Gjata: Kjo është një luftë politike. Te kjo reformë kanë vënë firmën, përveç përfaqësuesve politike edhe 4 ambasadorët kryesorë në vend. Edi Rama po hyn kot në gjëra që nuk ka fuqi t’i bëjë. Nëse ndryshohet kushtetuta atë e bën vetëm Edi Rama, për të marrë pushtetin me dhunë. 

SHKARKO APP