Gjatë javës, 285 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit
Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka njoftuar se gjatë kësaj jave janë vendosur gjithsej 285 masa administrative ndaj shkelësve të Kodit Rrugor, të cilët me veprimet e tyre kanë rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës, kanë shkaktuar kaos në trafik ose kanë penguar qarkullimin normal të mjeteve.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara në rrugë, veçanërisht për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, Policia Rrugore bën me dije se gjatë bilancit javor janë proceduar penalisht 34 shtetas për shkelje të parashikuara nga Kodi Penal.
Sipas njoftimit zyrtar, nga masat e marra gjatë javës, 99 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosrespektim të radhës së lëvizjes, ndërsa 76 automjete janë bllokuar me mjet ngritës për shkak të parkimit të gabuar ose pengimit të qarkullimit. Gjithashtu, 67 drejtues mjetesh janë penalizuar për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 43 drejtues janë ndëshkuar për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Policia Rrugore thekson se monitorimi në akset rrugore vijon me prezencë të shtuar të shërbimeve dhe përdorimin e pajisjeve bashkëkohore teknologjike për kontrollin e qarkullimit.
Në përfundim, Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke theksuar se vetëm përmes zbatimit të tyre mund të kontribuohet në garantimin e sigurisë rrugore për të gjithë.
KOHA JONË SONDAZH

