Gjebrea: Refugjatët sirianë, jemi gati të përballemi

Shqipëria nuk do të gjendet e papërgatitur në rast të ndonjë fluksi të mundshëm emigrantësh. Zvministrja e Brendshme Elona Gjebrea, garanton se janë marrë të gjitha masat që nga shtatori i vitit të kaluar ndonse rreziku është shtuar ndjeshëm kohët e fundit me marrjen e masave shtrënguese nga vendet fqinje.

“Shqipëria është e gatshme të përballet me një fluks emergjent. Qeveria shqiptare ka qëndrimin që e ka bërë me dije dhe kryeministrit në lidhje me këtë. Ne kemi marrë masa, e kemi thënë që nga muaji shtator ne kemi një plan emergjent veprimi. Sigurisht nuk bëhet fjalë të kemi qendra të ngritura po në rast emergjenve do jemi të mobilizuar dhe organizuar. Situata është duke u ndjekur dhe sigurisht që masat shtrënguese përbëjnë rrezik për çdo vend që është fqinj me këto vende”, tha Gjebrea.

Pak ditë më parë, ajo ishte në samitin e Vjenës, si përfaqësuese e qeverisë shqiptare ku u diskutua mes vendeve të Ballkanit Perëndimor mbi çështjen e refugjatëve.

Po pak ditë më parë, kryeministri Rama u shpreh i prerë se Shqipëria nuk do të hapë kufijtë, pasi nuk kemi as kushtet dhe as fuqinë.

 

 

SHKARKO APP