Gjekmarkaj: Meta sot foli si Burrë Shteti

 Agron Gjekmarkaj:

“Deklaratën e Metes sot e quajta “veprim patriotik prej burri shteti”. Dhe Ramës i thashë bëhu rrobaqepës siç ke premtuar. Meta bëri një nga deklarat më të guximshme dhe më të veshtirat në karrieren e tij politike duke gjykuar nga kontesti politik dhe diplomatik. Nga vetja do të shtoja edhe një nga më të dobishmet për vëndin. Personalisht nuk e kam votuar kurrë Metën dhe partinë e tij e as kam ndermend ta bëj. Gjykimi kesaj here i tejkalon antipatitë politike personale. Në këtë pikë ku kanë zbritur kredencialet e të ardhmes së vëndit mendoj që Kryetari i Kuvendit po sillet si burrë shteti me një qasje patriotike. E di shumë kush do shqyej sytë dhe kendellet në habi ngasa po them. Permbajtja e fjales së tij shpreh një koherencë që Meta e ka shfaqur që nga fillimi deri në fund të procesit të reformes në drejtësi e cila permblidhet tek fjalet konsensus me Opoziten sipas Venecias. Jo njëanshmeri, jo trafikim votash.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?