Gjekmarkaj mohon pjesëmarrjen në takimin krah Ndokës dhe Balliut: Më duket humor anglez
Deputeti i PD dhe nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar për një ftesë që qarkullon në rrjet ku thuhet se do të jetë pjesëmarrës në një takim krah Nard Ndokës dhe Klevis Balliut. Sipas Gjekmarkajt, personi që e ka bërë këtë kompozim është qerrata dhe ‘gati anglez në humor’.
Postimi i plotë
Disa miq më dërguan këtë ftesë për të ditur në është e vërtetë? Në fillim e mora si shaka por kur pashë që po me shtoheshin mesazhet mejtova që qenkesh marrë seriozisht.
Nuk e di kush është autori i shakasë i cili meriton përgëzime për gjetjen. Nuk e mbaj veten për ekspert, as per politolog dhe jo në lartësinë e duhur për të qënë pjesë e këtij paneli të nderuar. Ndaj nuk do jem në një konferencë të tillë.
Edhe një herë përgëzime autorit që kompozoi ftesën. Paskësh qënë qerrata i madh, gati anglez në humor.