Gjekmarkaj: Portreti i vërtetë i Bashës përfaqësohet nga ata që kërcënuan gazetarët dhe deputetët

Deputeti Agron Gjekmarkaj e quan të trishtë situatën e krijuar në mbledhjen e Kryesisë së PD, e cila u shoqërua me tensione të shumta. Për të portreti i vërtetë i Lulzim Bashës përfaqësohet nga ata që kërcënuan gazetarët dhe deputetët, dhe jo ai që kemi parë në gjithë këto vite duke qeshur. Ai e konsideroi Bashën simbol të humbjeve në PD.

”Ky është portreti i vërtetë i Lulzim Bashës të cilin ne e kemi mbështetur. Është koha t’i kërkojmë falje shqiptarëve për çdo fjalë të mirë që kemi thënë për të. Unë ende e kam të vështirë të besoj që kemi arritur në këtë pikë. Dhamë një shfaqje të turpshme. Kjo qenka fytyra e vërtetë e zotit Basha, jo ajo që qesh.

Tani i përdor si kamxhikë ndaj deputetëve dhe njerëzve që mendojnë ndryshe. Vendimi i asaj kryesie është nul. Nuk vlen asgjë. Vendimet e saj nuk kanë ndonjë vlerë shumë të madhe. Unë jam i distancuar nga dy grupet e Partisë Demokratike. Por ky grup i vulës mund të bënte një shërbim që të pengonte”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu Gjekmarkaj pohone dhe se Berisha dhe Basha nuk mund ta bashkojnë PD-në, pavarësisht se ish-kryeministri është i fuqishëm edhe mund të konsiderohet një makinë elektorale që mbledh shumë vota pas vetes, por jo mjaftueshëm sa për të sjellë PD në pushtet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?