Gjekmarkaj: Qëndrimi i BE ndaj Ballkanit po prodhon qeverisje të këqija
Pedagogu, intelektuali dhe politolog Agron Gjekmarkaj ka dhënë një intervistë për gazetarin e ‘Vatikan News’, Luka Kolodi ku ka folur për protestat dhe situatën politike në vendet e Ballkanit. Sipas Gjekmarkajt ka qasje hipokrike ndaj Ballkanit, influencë ruse, ndërsa në Shqipëri, qeverisje të keqe nga Edi Rama.
Luka Kolodi: Jemi në lidhje edhe me Roberto Bobbion koleg këtu në Itali që merret shumë me çeshtjet ballkanike! Pyetja është kjo: Ballkani i harruar çfarë po ndodh? Shohim Serbine, Shqipërinë, Kosovën, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi.. çfarë po ndodh? Ju qe jetoni në Ballkan Profesor çfarë mund të na thoni?
Gjekmarkaj: Dëgjo Luka ! Me trishtim me duhet të pohoj se Europa ndaj Ballkanit prej shekujsh ka një qasje disi hipokrite dhe kohët e fundit kjo vihet re më shumë! Ajo (Europa) na ka lënë vetëm gjatë shekujve nën pushtimin e urryer otoman edhe pse ne Ballkan janë bërë beteja për fatet e Europës! Po kaq të vetmuar jemi ndier gjatë dekadave të “perdes se hekurt” e gjithashtu gjatë vite të ashtuquajturës demokraci! Më ngjan se Europës i intereson më shumë stabiliteti sesa demokracia ne Ballkan! Por ato janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën! Se fundi, shoqëria shqiptare, ajo serbe, malazese etj, ka ngritur krye kundër despotizmit që i qeverisë këto vende, i cili ruan fasadën demokratike, por që nuk është demokraci! Këta pushtetarë ja kanë dalë të zgjidhen nga lidhjet mes politikës dhe krimit te organizuar! Tanimë ata kanë pushtet mbi “jetën” dhe “vdekjen” e qytetarëve të tyre! Duke qenë edhe vende të vogla është qeveria që kontrollon gjithçka! Ajo mund të joshë dhe kërcënojë këdo, ndaj u merr edhe votën! Fjala e fundit i takon asaj (qeverisë) dhe jo shtetit ligjor!
Luka Kolodi: Profesor Gjekmarkaj a mund të flitet në Ballkan për një fenomen ndërmjet sovranitetit dhe populizmit?
Gjekmarkaj: Këto dy gjëra përzihen njëra me tjetrën, nuk përjashtohen as njëra e as tjetra, janë prezent qoftë sovranizmi qoftë populizmi! Shpesh është sovranizmi që prodhon populizmin e ky i fundit ushqen të parin! Jo rrallë sovranizmi ka karakter folklorik, por edhe i rrezikshëm, siç historia e ka dëshmuar nën trajtat e veta të nacionalizmit! Por nuk do të ishte ky problemi më i madh i Ballkanit sot! Unë mendoj që indiferenca europiane si dhe paaftësia fëminore e shoqërive ballkanike për të ndërtuar demokraci të vërtetë i nxjerrin në pah fenomenet e mësipërme! Fatkeqësisht po shfaqemi feminorë si shoqëri ballkanike e shqiptarë për të ndërtuar një demokraci të tipit perëndimor! Nuk po krijojmë premisa për një traditë të tille! Ndaj ka filluar një “pranvere ballkanike”! Disa thonë se janë përfshire rusët!? Unë këtë nuk e përjashtoj! Ata kanë qëllime e interesa strategjike në Ballkan, por nëse marrim si shembull Shqipërinë! Qoftë Opozita e djathtë, qoftë qeveria socialiste janë pro europiane dhe proameriakne! Nuk më duket hipoteze e arsyeshme që rusët të kenë dorë në ngjarjet e Shqipërisë! Kjo opozitë kur ishte në qeveri me Kryeministër Sali Berishën ka insistuar fort dhe ja ka dalë ta fusë vendin në NATO! Por edhe Edi Rama, i cili qeveris aktualisht e që po qeveris shumë keq prezantohet si pro europian dhe pro amerikan me një fjalor politik që për një kohë të gjatë ja ka dalë të fitojë simpati, por që mbështetjen europiane dhe amerikane e përdor për të qeverisur ashtu si po qeverisë, domethënë shumë keq, duke krijuar këtë situatë!
Luka Kolodi: Gjekmarkaj, Profesor jemi në përfundim, një batute, religjionet mund të ndihmojnë në një proces demokratik ne Ballkan?
Gjekmarkaj: Teorikisht nëse ju referohemi doktrinave të tyre do të duhej të ndihmonin, por në praktike ka raste kur eksponentët fetare, apo instrumentalizimi ideologjik që i bëhet fesë i fusin duart rëndshëm në konfliktet ballkanike si dhe në dialektikën e shoqërisë! Shoqëritë ballkanike janë gjaknxehta nga pikëpamja kulturore e fetare, por ka shembull të vullnetit të mirë kur fetë e kanë këtë potencial pozitiv për të kontribuar në paqen mes komponentëve shoqërorë e etnik!