Gjekmarkaj: Rama nuk mundet me statut. Kishin kusht njohjen e Berishës si kryetar
Deputeti demokrat dhe nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj thotë se kusht për bashkimin ka qenë njohja e Sali Berishës si kryetar. Ai thotë për ”News 24”, se pika nevralgjike është që ata të pranonim statutin e 11 dhjetorit.
“Është e drejta e Berishës të reagojë për ngjarjet që ka shqetësim, por mund të them që kur u hodh propozimi për bashkëpunim ka qenë lajm i mirë. Ishim që të gjendej një formulë që anashkalonte konfliktin politik, diskursin politik që na ka ndarë. Nuk jemi ndarë për teka, ka qenë dhimbje që ka shkaktuar trauma.
Kemi pritur me durim që do të tejkalohet, por oferta që u bë ishte të ktheheshim në Statutin e 11 dhjetorit. Në pikat e propozuara, pika 3 futet sistem pikëzimi, shmangeshin mosdakordësitë. Nuk përjashtojmë votën e primareve, por sondazhet duheshin që marzhi i gabimit të ishte i vogël.
Primar u shfaq, Statuti e njohja e lidershipit të Berishës, këto triumfuan përballë bashkimit për zgjedhjet lokale. Rama nuk mundet me Statut. Sali Berisha është kundër bashkimit. Pika nevralgjike është që ne të pranonim statutin e 11 dhjetorit. Duhet të eliminohet gjuha e urrejtjes”.