FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjenden katër granata dhe dy armë automatike në Pyllin e Sodës, policia rrethon zonën

Katër granata dore dhe dy armë automatike janë gjetur paraditen e sotme në zonën e pyllit të Sodës, pranë kanalit të hidrovorit në qytetin e Vlorës.

Sipas të dhënave paraprake, armët dhe municionet dyshohet se mund të jenë groposur ose hedhur në këtë zonë prej shumë vitesh, ndoshta që pas trazirave të vitit 1997.

Menjëherë pas zbulimit, policia ka rrethuar perimetrin e sigurisë dhe ka marrë masa për izolimin e zonës. Nga verifikimet e para rezulton se armët dhe granatat kanë qenë të mbështjella dhe nuk paraqesin rrezik të menjëhershëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje priten specialistët përkatës, të cilët do të bëjnë largimin dhe asgjësimin e tyre, ndërsa policia vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?