Gjenden municione luftarake në Divjakë

Punimet për rikonstruksionin e digës së rezervuarit të Divjakës, kanë rezultuar edhe me gjetjen e një sasie municionesh luftarake, si predha, granata e fishekë.

Për këtë arsye, Bordi i Kullimit në Fier, ka urdhëruar ndërprerjen e pnimeve nga firma kontraktore, si dhe ka njoftar në mënyrë urgjente, Drejtorinë e Policisë Fier, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave.

“Nga informacioni i marrë zyrtarisht, sot më 14.10.2016, nga firma zbatuese e punimeve BE-IS shpk, e cila ka lidhur kontratën e sipërmarrjes së punimeve për Rikonstruksionin e Objektit të Rezervuarit të Divjakës, rezulton se gjatë zbatimit te punimeve në fazën e zbrazjes së rezervuarit, janë verejtur municione luftarake si,si granata dhe fishekë. Në rrugë telefonike kemi orientuar firmën zbatuese që të bëjëpezullimin e punimeve, deri në një moment konfirmimi dhe zgjidhje të situatës.Në mënyrë që të mos vihet në rrezik jeta e punëtorëve në objekt, e njerezëve të zonës përreth,  kërkojmë ndihmën e specilisteve që janë në varesine e dikasterit tuaj, për vlerësimin e risqeve potenciale që ndodhen në këtë zonë, si dhe konfirmimin tuaj per rifillimin e punimeve në këtë objekt”, thuhet në shkresën dërguar sot Drejtorsë së Policisë Fier, Ministres së Mbrojtjes Kodheli dhe Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?