Gjendet e njëjta vare për hapjen e kasafortës së blinduar

Në makinën grabitësve të Rinasit, që u dogj pranë aeroportit, hetuesit gjetën një vare. Dyshohet se ajo do të përdorej për të goditur blindin ku ishin paratë, në rast se ai do të ishte i mbyllur. Por siç treguan pamjet e grabitjes, nuk qe e nevojshme përdorimi i varesë, sepse shoferi i blindit i mbante dyert hapur, për shkak të vapës. Ky detaj skandaloz, çoi në burg Kujtim Picarin, shoqërues i vlerave monetare i një banke të nivelit të dytë.

Vareja në makinë, për hetuesit tregon se është e njëjta mënyrë dhe mund të jetë i njëjti grup që vodhi 3.8 milion euro në dhjetorin e vitit të kaluar. Bëhet fjalë për grabitjen e famshme në autostradë të blindit që transportonte sërish paratë e një banke të nivelit të dytë. Në atë kohë, vareja i shërbeu grabitësve për të goditur blindin, të cilit i thyen xhamat, derisa morën paratë. Gjithçka ndodhi nën kërcënimin e armëve dhe rojet e armatosura të kompanisë private patën frikë të reagonin. Vareja në makinë, zona e përafërt ku ndodh grabitja, sulmi ndaj blindave të kompanive private që transportojnë paraë e bankave janë tre element që i bashkojnë ngjarjet. Pa harruar këtu edhe faktin që në të dyja rastet, grabitësit janë larguar pa lënë gjurmë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?