Gjendet e vdekur në banesë, 47-vjeçarja dyshohet të jetë dhunuar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe. Një 47-vjeçare është gjetur nga familjarët, pa shenja jete.
Policia njofton se nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën. Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.