Gjendet i mbytur në rezervuar 53-vjeçari
Ditën e sotme është gjetur i mbytyr në një rezervuar në zonën e Bilishtit një shtetas 53-vjeçar.
Mësohet se personi që ka ndërruar jetë është Artan Arapi, i cili ishte larguar nga banesa gjatë ditës së djeshme.
Arapi nuk ka pasur shenja dhune në trupin e tij, dhe mendohet se ngjarja ka qenë aksidentale.
Po punohet për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes, ndërsa paraprakisht thuhet se ky shtetas ishte konsomues i rregullt i alkoolit.
Nuk dihet ende nëse kjo ka shkaktuar mbytjen e tij në rezervuar, dhe mbetet njoftimi zyrtar i autoriteteve.