Gjendet i pa shenja jetë 52-vjeçari në Tepelenë, ja dyshimet e para

Një 52-vjeçar në Tepelenë është gjetur i pajetë brenda banesës së tij. Sipas burimeve, mësohet se dyshimet e para të Policisë janë se ai mund të jetë vetë-vrarë me automatik.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Progonat, është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. A., 52 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas deklarimeve të familjarëve, 52-vjeçari përdorte medikamente për shëndetin mendor, pasi vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në reagimin e Policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?