Gjendet i pajetë në banesë një 77-vjeçar në Sarandë

Një person i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm në fshatin Gjashtë në Sarandë. Korrespondentja e Panorama.al raporton se personi i pajetë identifikohet si Spiro Denjeli 77 vjeç.

Nga hetimet paraprake, i moshuari nuk kishte shenja dhune në trup. Pavarësisht se me origjinë ishte nga Fushë-Kruja, 77-vjeçari jetonte i vetëm në fshatin Gjashtë.

Trupi i tij është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar ekspertizës për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

77-vjeçari prej dy vitesh jetonte i vetëm pas divorcit me gruan e vetë, ku kjo e fundit jeton sëbashku me fëmijët në Greqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?