Gjendet i pajetë një roje në Vlorë, dyshohet për arrest kardiak

Një shtetas 70-vjeçar me inicialet A.H është gjetur i pajetë në qytetin e Vlorës. Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai është gjetur i pajetë nga familjarët e tij në vendin ku punonte si roje.

Dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, rreth orës 15:00, në lagjen “1 Maji”, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, në vendin e punës si roje në një subjekt privat, shtetasi H. A., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?