Gjendet i vdekur në rrugë një endacak, hetohet dhe pista e vrasjes

Leonard Qefalia nga fshati Goraj Budishtë e rrethit Malesi e Madhe, i njohur si endacak ka gjetur vdekjen rreth mesnates së 6 marsit 2015 në segmentin rrugor Shkoder-Han i Hotit, në fshatin Shtoj i ri.

Shkaqet e vdekjes së 34 vjecarit ende nuk dihen ndërsa mësohet se policia po heton edhe mundësinë e vrasjes së Qefalisë.

Ka qënë patrulla e policisë së qarkullimit rrugor e cila ka parë të vdekur në anë të rrugës 34 vjeçarin.

Nga kqyrja e kufomes mesohet se viktima ka pësuar një goditje në kokë dhe një tjetër në trup.

Ekspert të kriminalistikës në vendngjarje nuk kanë gjetur shenja të dëmtimit të automjetit nëse viktima është përplasur nga një itille apo nga ndonje mjet shume me i madh.

Dyshimet lindin edhe me goditjen e tij per vdekje nga ndonje mjet i fortë. Policia e Shkodres po heton të gjitha pistat e mundshme që kanë çuar deri në vdekjen e 34 vjecarit endacak.

SHKARKO APP