Gjendet i vdekur nga armë zjarri një djalë i ri në Korçë. Dyshimet e policisë

Një djalë në moshë të re u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm, në fshatin Gjanç, Korçë, raporton noa.al.

Viktima, është gjetur i pajetë, në banesë, nga familjarët, të cilët panë njeriun e tyre të vdekur.

Policia që shkoi në vendngjarje tha se shtetasi Kristaq Nune, rreth 33 vjeç, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu (çifte).

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut që u gjet pranë trupit të pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

SHKARKO APP