Gjendet i vdekur një person; shenjë plumbi në kokë
Aktualitet E Enjte, 29 Prill 2021 23:57
Trupi i pajetë i një personi është gjendur në fshatin Mesaplik të Vlorës.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se personi në fjalë ka shenjë plumbi në kokë, por nuk saktësojnë se në cilën pjesë.
Viktima është gjetur mbrëmjen e djeshme nga banorë të zonës, të cilët kanë lajmëruar policinë.
Burimet shtojnë se agjentët e antikrimit po hetojnë për të verifikuar nëse ai është vrarë apo vetëvrarë.
KOHA JONË SONDAZH

