Gjendet i vetëvarur në oborrin e banesës 37-vjeçari në Fier
Aktualitet E Mërkurë, 27 Tetor 2021 10:04
Një 37-vjeçar në Fier është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur në banesë. Ai vunate nga depresioni.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 04:25, në fshatin Buzëmadh, Fier, është gjetur nga familjarët në oborrin e banesës i vetëvarur, shtetasi A. L., 37 vjeç, (i cili vuante nga sëmundja e depresionit).
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.