Gjendet i vrarë me armë zjarri një person në Shkodër
Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në Shkodër. Burime bëjnë të ditur se viktimë është shtetasi me inicialet E. M., i cili prej tre ditësh rezultonte i zhdukur.
Mësohet se familjarët e kishin denoncuar në polici, pasi prej disa ditësh i kishin humbur kontaktet.
Ai u gjet i vrarë në zonën e Livadës, ndërsa paraprakisht mësohet se Mustafa ka qenë i arrestuar më parë.
Ende nuk ka detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.