Gjendet lëndë plasëse poshtë një automjeti në Burrel

Një sasi lëndë plasëse është gjetur poshtë një automjeti në qytetin e Burrelit.

Pakoja është konstatuar rreth orës 10.50, në lagjen “Pjetër Budi”, poshtë automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit E.P.

Forcat xheniere po kryejnë veprimet për heqjen e pakos dhe verifikimin e saj.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

SHKARKO APP