Gjendet në Durrës 67-vjeçari nga Gostivari

Një 67-vjeçar është gjetur në qytetin e Durrësit nga policia e këtij qyteti.

Mësohet se ai është nga Gostivari dhe më parë është denoncuar i humbur nga familjarët e tij. Policia e Durrësit njofton se shtetasi Jakup Ramadani është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ramadani është gjetur në Golem dhe iu dorëzua familjarëve”, njoftojnë nga policia. Nuk dihet ende arsyeja e humbjes së tij, por familjarët e tij më parë njoftuan se ai ishte i sëmurë, pasi vuante nga diabeti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?