Gjendet në Egjipt njëri nga dy shqiptarët e marrë peng
Pas arrestimit të marinarin egjiptian dhe gjetes së peshkarexhës “Çelepia2”, autoritetet egjiptiane kanë mundur që të gjejnë një nga marinarët Shqiptarë që ishin marrë peng nga egjiptiani.
Personi në fjalë është Luan Mema, i cili fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që autoritetet po kërkojnë për gjetjen e marinarit tjetër Dhimitër Malja.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashme, ku në një deklaratë për mediat ka theksuar se gjatë kontrollit që ju bë peshkarexhës pranë një porti në Aleksandri, mes personave të ndalur është gjetur dhe Luan Mema. Më tej Ministria nënvizon se po bëhen të gjitha proceduarat e nevojshme për kthimin e Memës në Shqipëri dhe në ndihmë ka ardhur konsullata Shqiptare në Egjipt, e cila po ndjek nga afër zhvillimet e fundit të kësaj ngjarje.
Njoftimi për mediat i Ministrisë së Punëve të Jashtme
Ministria e Punëve të Jashtme, dëshiron të informoi opinionin publik mbi ecurinë e operacionit të shpëtimit të ekuipazhit të peshkatores “Çelepia 2”, se: Menjëherë pas marrjes së informacionit për gjetjen dhe bllokimin e peshkarexhës nga Marina egjiptiane dhe transferimin e saj në një port ushtarak në Aleksandri, Ambasada jonë në Egjipt kontaktoi me autoritetet lokale të sigurisë dhe hetimit, të cilat informuan se mes personave të ndaluar në bordin e peshkarexhës gjendet shtetasi shqiptar Luan Mema, gjendja shëndetësore e të cilit paraqitet e qëndrueshme.
Ambasada shqiptare në Egjipt po kujdeset për ti ofruar asistencën konsullore të nevojshme, si dhe në bashkëpunim me autoritetet egjiptiane, pas përfundimit të hetimit do të jap gjithë ndihmën e mundshme për kthimin e shtetasit Luan Mema në Shqipëri.
Autoritet egjiptiane janë duke punuar për gjetjen e vendodhjes së shtetasit tjetër shqiptar, Dhimitër Malja si dhe kryerjen e të gjithave procedurave hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarje. Ministria e Punëve të Jashtme dhe të gjitha organet e tjera të përfshira në këtë operacion shpëtimi, sigurojnë opinionin publik për angazhimin maksimal.
R.SH
KOHA JONË SONDAZH

