Gjendet një “anije kozmike” e jashtëtokësorëve në fund të Detit Baltik

Gjendet një objekt i mistershëm në fund të Detit Baltik. Ekspertët ende nuk kanë arritur ta dinë se çka është saktësisht objekti, mirëpo dyshojnë se i përket jashtëtokësorëve, i cili është fundosur shekuj më parë

Struktura e objektit duket si një anije kozmike, e ngjashme me ato të filmit “Star Wars”. Ky objekt është gjetur në fund të Detit Baltik në vitin 2011 nga disa gjuetarë të thesareve.

Ekipi që e gjeti objektin ishin nga Suedia, të udhëhequr nga Peter Lindberg, kapiten i anijes së tyre, shkruan The Sun, transmeton Gazeta Express.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani ekspertët dhe shkencëtarët janë duke kryer hulumtimet e tyre për ta zbuluar prejardhjen e këtij objekti të mistershëm. /GazetaExpress/.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shikoni fotografitë për të parë këtë objekt të mistershëm:

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?