Gjendet një bombë e Luftës së II-të Botërore – evakuohen mbi 10 mijë persona

Autoritetet në një qytet gjerman kanë evakuuar rreth 10 mijë persona nga një zonë ndërtimi pasi u gjet një bombë e pashpërthyer që kishte mbetur aty nga Lufta e II-të Botërore.

Autoritetet e qytetit Potsdam, qytet historik që gjendet afër Berlinit, ka thënë se punëtorët e ndërtimit që ishin duke punuar në atë vend kanë zbuluar një bombë me peshë 250 kg, e cila daton qysh nga Lufta e II-të Botërore.

Bomba raportohet të jetë me prejardhje amerikano-britanike.

Një komunikatë e lëshuar nga autoritetet policore thotë se bomba tashmë është zhvendosur nga punëtorët, kështu që ekspertët për deminime u thirrën menjëherë për të bërë deminimin e saj.

Në ndërkohë, rreth 10 mijë banorët që jetojnë afër vendit ku u gjet bomba u evakuuan, përfshi edhe personelin e parlamentit shtetëror të Brandenburgut, një stacion treni dhe tri shtëpi pleqsh.

(Express)

SHKARKO APP