Gjendet një makinë e djegur pranë Rinasit, dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale

Një makinë është gjendur e djegur në fshatin Dritas, shumë pranë Rinasit. Sipas News 24, dyshohet se makina e djegur është një mjet i llojit Volkswagen Touareg.

Hetuesit kanë dyshime se automjeti në fjalë është vjedhur në muajin janar.

Makina e djegur dyshohet se është përdorur në ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu dyshohet se automjeti mund të jetë përdorur nga një personazh i krimit në këtë zonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga hetuesit janë duke u parë edhe kamerat e sigurisë, për të zbardhur sa më shumë rreth mjetit dhe kush mund ta ketë përdorur atë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?