Gjendet një person i mbytur në liqenin e Prespës së Madhe, policia jep detajet
Aktualitet E Diel, 28 Gusht 2022 16:48
Një shtetas 40-vjeçar është gjendur i mbytur në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç të Pustecit.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se: “Me datë 28.08.2022, rreth orës 15:15, në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç, Pustec, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi F. C., 40 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll”.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

