Gjendet një person i pajetë në portin e Durrësit! Dyshimet: Mund të jetë një nga 4 shtetasit e huaj që…

Rreth orës 07:45, të mëngjesit të sotëm në akuariumin e portit Durrës, është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull, i dekompozuar.

Policia njoftoi se po punon për identifikimin e kufomës së dekompozuar.

Paraprakisht mendohet se gjetja e kufomës lidhet me një ngjarje të fundjavës së kaluar kur 4 shtetas të huaj, marokenë dhe sirianë, u hodhën në det, në tentativë për të lundruar drejt një trageti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre prej tyre u sprapsën nga forcat e kufirit, ndërsa i katërti nuk u gjet dhe dyshohet të jetë personi që u gjet sot pranë kalatës nr.5 të portit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?