Gjendet një trup i pajetë në digën e lumit në Librazhd
Aktualitet E Enjte, 30 Shtator 2021 17:03
Një turp i pajetë është gjetur sot në digën e lumit Rrapuni në Librazhd. Personi i pajetë, mashkull, rreth 35 vjeç, ende i paidentifikuar, është gjetur kur janë hapur portat e digës.
Nga dyshimet e para mendohet se ai mund të ketë rënë aksidentalisht.
Aktualisht policia po vijon punën për identifikimin e viktimës si dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

