Gjendet peshkarexha “Çelepia 2”, enigmë mbetet fati i egjiptianit dhe dy pengjeve

10 ditë pas zhdukjes së peshkarexhës shqiptare “Çelepia2”, në të cilin pengje janë dy shqiptarë, sipas autoriteteve egjiptiane ajo është gjetur në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në brigjet e Aleksandrisë. Enigmë mbetet fat ii pengjeve, pasi nuk ka asnjë gjurmë të tyre, pasi brenda bordit të anijes janë gjetur vetëm tre persona me kombësi egjiptiane.

Policia nuk ka bërë të ditur vendndodhjen e rrëmbyesit egjipitian Adel Muhamed Salam dhe as të dy marinarëve shqiptarë të marrë peng. Një ditë më parë, marinari egjiptian lëshoi kërcënimin e fundit ndaj pronarit të anijes.

Salam la orën 20:00 të së hënës si afatin e fundit që pronari i anijes të depozitonte në llogari shumën prej 70 mijë eurosh, në të kundërt kërcënoi se do të digjte mjetin lundrues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?