Gjendet trupi i pajetë i një burri në një valixhe në mes të sheshit. Gruaja: Doja të hiqja qafe trupin

Një krim i tmerrshëm ka tronditur Romën mëngjesin e sotëm, ku në sheshin Federico Sacco është gjetur trupi i një 37 vjeçari Italian, brenda një valixhe . Valixhja ishte e izoluar me ngjitës dhe ishte lënë pranë një makine, edhe pse gjurmët e gjakut mund të shiheshin në rrugën nga ishte sjellë viktima.

Viktima ishte sjellë në shesh, nga partnerja e tij, një grua 39-vjeçare e cila u tha oficerëve se partneri i saj kishte vdekur në shtëpi për disa ditë.

Në dëshminë e saj, ajo kishte theksuar se për të I vetmi qëllim ishte të hiqte qafe trupin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gruaja kishte dëshmuar se burri kishte vdekur të hënën nga një mbidozë droge, pasi të dy ishin të varur nga lëndët narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për hetuesit mbetet i dyshimtë fakti sesi gruaja, në pamje të parë shumë e dobët kishte arritur të transportonte trupin e burrit, me peshë rreth 90 kg. në trupin e tij nuk kishte shenja dhune dhe ajo siguroi hetuesit se kishte vepruar e vetme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?