Gjendet trupi i pajetë i një personi, dyshimet çfarë mund të ketë ndodhur
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen nr.13 të Durrësit.
Një 50 vjeçar, ende i paidentifikuar është gjendur i mbytur në breg të detit. Policia njofton se nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 06.02.2021, në orën 07:30, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.