Gjendje e jashtëzakonshme nga përmbytjet. Qeveria, mbledhje urgjene (FOTO)

  • Në Vlorë, Fier, Berat, Gjirokastër dhe Elbasan pritet që të instalohen shtabet për gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar nga përmbytjet. Qeveria pritet që rreth orës 20:00 të zhvillojë dhe një mbledhje të jashtëzakonshme, ku do të vendoset për masat e tjera që do të merren. Mijëra hektarë tokë në Fier, Vlorë, Gjirokastër, Përmet dhe zona të tjera të vendit janë nën unë, si pasojë e reshjeve të shumta dhe daljes nga shtrati të lumenjve.

  • Sipas Ministrisë së Bujqësisë rreth 3 mijë hektarë tokë janë nën ujë. Dëme materiale janë të pallogaritshme.

Paditen e sotme reshjet kanë sjellë përmbytje dhe në qarkun e Elbasanit. Novosela përLumi Vjosë ka përmbytur të gjithë territorin e komunës Novoselë. Gjatë ditës së sotme shtabi i emergjencave dhe delta force dhe ushtria  po punojnë për evakuimin e banorëve dhe furnizimin me ushqime të familjeve që janë të izoluara nga uji.

Policia me mbeshtetjen e FNSH-se, Delta Force dhe Forcat e armatosura kanë arritur të evakuojnë me mjete lundrues  dhe shpëtojnë 5 anëtaret e familjes Avdul Aliaj, në fshatin Bishan mes të cilëve edhe një fëmije 3 vjeç. Gjithashtu janë evakuar edhe 3 persona të tjerë nga një zdrukthari ne Novoselë. Aktualisht po ndërhyet ne stanin e shtetasit Vullnet Alliaj, (bari) për të evakuar këtë shtetas dhe bagëtitë e tij në fshatin Bishan Ndërkohë disa minuta më parë gazetarja Jerola Ziaj informoi se bariu nuk pranonte të evakuohej pa 500 krerët e bagëtive që ruante duke thënë se : Me këto jetonte. Nëse nuk shpëtoheshin do vdiste me ta në stan”

Njoftohet se operacioni i evakuimit vijon hap pas hapi dhe po mbahet kontakt me personat qe rrezikohen. Një famile në Bishan të Novoselës kërkon ndihmë për tu evakuar.  Përmes një telefonate që i është bërë gazetarëve ata kanë thënë se kishin dhe fëmijë mes tyre, por më pas telefoni është fikur dhe është bërë i pamundur kontakti me ta. Ndërkohë disa familje kanë bërë apel për tu furnizuar me ushqime Kryetari i komunës Novoselë Kanan Shakaj tha për Ora Neës deklaroi se totalisht zonat janë përmbytur. Mbi 500 familje janë evakuar nëpër të afërmit e tyre. “Totalisht  komuna është nën ujë. Nga Novosela deri në det është totalisht nën ujë. Është bërë një oqean i vërtetë. Vetëm nga ajri mund të shikosh.  Jemi në operacion në Murriz do të evakuohen 5 barinj me gomone për pak.

Ministria e Bredëshme publikoi gjatë orës 14:00 të dhënat e fundit mbi operacionin e evakuimeve. Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë operacionet e evakuim–shpëtimit  të banorëve në zonat e përmbytura nga dalja e lumenjve nga shtrati si pasojë e motit të keq. Prej ditës së djeshme dhe deri në këto momente Strukturat e Policisë së Shtetit , konkretisht Forcat e Lëvizshme Operacionale , Delta Forcë dhe  efektivat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër  dhe Elbasan kanë vakuuar dhe shpëtuar 311 persona dhe konkretisht:

Në Qarkun Fier janë evakuuar dhe shpëtuar 112 persona, ku aktualisht vijon operacioni për evakuimin edhe të disa banorëve të tjerë. Gjatë paradites së sotme janë shpëtuar disa grupe barinjsh, dy të moshuar (çift)  dhe dhjetra banorë të fshtrave Dazezë, Ferras, Hoxharë, Bishan, Rrefik, e Shtyllas, të cilët janë  evakuuar me gomone nga FNSH e Delta Forcë. Në Qarkun Vlorë janë evakuar dhe shpëtuar 98 persona, dhe vijon operacioni për të nxjerrë një bari i cili ka mbetur i bllokuar nga uji afër Bisht Malit.  Në qarkun Gjirokastër janë evakuar 7 persona . Aktualisht s’ka asnjë banorë të rrezikuar dhe të gjitha akset rrugore janë të kalueshme .

Në qarkun Berat:

Janë evakuuar nga Policia 90 persona. Aktualisht nuk ka asnjë telefonatë nga asnjë banor që të kërkojnë ndihmë . Të gjitha rrugët nacionale tashmë janë të kalueshme pasi niveli i ujit ka rënë.  Në Qarkun Elbasan mbrëmjen e djeshme janë evakuuar 4 persona. Shtabi i emergjenës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit vijon të  funksionojë dhe po rakordon veprimet me Shtabin e  Emergjencave . Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e banorëve duke sinjalizuar në Sallat Operative nëpërmejt numrin pa pagesë 129  me qëllim që policia t’ju shkojë në kohë në ndihmë. Strukturat e Policisë do vijojnë të jenë në gadishmëri , deri në normalizimin  e plotë të situatës.

Lajme të tjera për situatën e përmbytjeve në vend:

MB: Zonat e rrezikshme 

Përmbytjet, rrugët që janë bllokuar në gjithë vendin

Ministria e Brendshme, apel banorëve 

Veriu mbulohet nga dëbora

Zonat e përmbytura, Edi Rama: Moti i tërbuar

Librazhd, “tërbohet” Shkumbini, në rrezik me qindra banorë

SHKARKO APP