Gjeneral Sandër Lleshi: Skandali i pilotit Feka, përgjegjëse Policia Ushtarake

Këshilltari i kryeministrit Rama, Sandër Lleshi, kryqëzon policinë ushtarake për rastin e pilotit Sokol Feka, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, gjeneral Lleshi deklaroi se mungesa e informacionit për një akt të mundshëm kriminal është përgjegjësi e policisë ushtarake.

“Policia ushtarake është përgjegjëse për rastet kriminale dhe për rastin e majorit Feka duhet të kishte informaciopn”, tha Lleshi.

Lleshi nga ana tjetër përjashtoi në mënyrë kategorike përgjegjësinë e Shërbimit Sekret të Ushtrisë dhe në këtë ngjarje që sipas tij nuk ka qenë objekt i punës së saj.

“SHIU ka si objekt mbrojtjen e Forcave të Armatosura nga sulme dhe intervenime nga jashtë dhe jo ndjekjen e elementëve kriminalë në ushtri”, tha Lleshi duke shtuar se kjo është objekt i policisë ushtarake e cila në këtë rast ka qenë jashtë objektit të saj.

Lleshi informoi publikun se të gjitha strukturat janë duke kryer një hetim serioz për të zbardhur të gjithjë ngjarjen në Spanjë si dhe implikimet e mundshme të personave të tjerë. “Rezultatt e këtij hetimi do të bëhen në fund të tij” tha Lleshi.

Ndërkohë Lleshi dha një lajm të mirë për të gjithë ushtarakët. “Brenda mandatit të parë, qeveria Rama do të ndryshojë trajtimin e ushtarakeve, i cili deri tani është elmenti më i dobët i funksionimit të ushtrisë”, tha ai.

SHKARKO APP