Gjenerali nga Libani: Asnjë grua e fëmijë shqiptarë nuk do të lëmë në Siri
Kryeministri Edi Rama nderoi me dhënien e Medaljes për Mirënjohje Publike, drejtorin e përgjithshëm të sigurisë kombëtare të Libanit, Gjeneral Major in Abbas Ibrahim për rrolin kyç në nxjerrjen e fëmijëve e grave shqiptare nga kampet e ferrit në Siri.
”Unë e kam bërë premtimin për të ndihmuar Shqipërinë. Unë e bëra punën dhe prandaj kryeministri Rama të cilin e konsideroj si një vëlla të madh, më ftoi të vij këtu për të më falënderuar në emër të popullit shqiptarë e veçanërisht për gratë dhe fëmijët e shpëtuar nga Siria. Ndjehem i kënaqur nga ky vlerësim i kryeministrit për mua si një mik. Faleminderit Shqipërisë për këtë ndjehem i nderuar të jem këtu me ju”.
Gjenerali Ibrahim kishte edhe një mesazh për familjet në Shqipëri të e atyre që vijojnë të jenë në kampet Al Hol dhe Roj në Siri.
”Siç edhe e kam premtuar unë do ta vijoj këtë mision deri në fund. I premtoj familjeve që presin të afërmit e tyre të kthehen përmes e u përmes televizionit tuaj, se jam duke punuar shumë për ti kthyer tek pranë tyre në Shqipëri. Unë dhe vëllai im Edi Rama nuk e pranojmë të lejomë atje asnjë prej shtetasve shqiptarë. Ai po bën përpjekje personale për kthimin e tyre sikurse edhe unë në favor të njerëzve”,-tha për ”TCH”.
KOHA JONË SONDAZH

