Gjergj Koja po bën namin me gjoba për duhanin
Urdher i Prere nga Gjergj Koja që asnjë lëshim ndaj kujtdo që shkel ligjin. Gjashtë lokale në zonën e ish-Bllokut dhe në Rrugën ‘Komuna e Parisit’ janë gjobitur me me 3 milionë lekë të vjetra nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Sipas ISHSH-së, gjobat janë vënë për moszbatim të ligjit antiduhan.
Gjatë mbasdites së djeshme u kryen 30 inspektime në lokale e ambiente të tjera argëtimi. Për arsyet e moszbatimit të ligjit kundër duhanit, janë marrë 6 masa administrative me vlerë 300 000 lekë të reja secila.Subjektet ndaj të cilëve u morën masa janë:
1. Bar kafe Lyon 2.
Bar kafe Flares 3. Bar kafe Rexhina
4. Bar kafe Capricio
5. Bar kafe Whiskey bar
6. Bar kafe Mapo
Kryeinspektori i ISSH-së, Gjergj Koja, tha se “ kyinspektim ishte në vazhdën e monitorimit të vazhdueshëm të zbatimit të ligjit Nr. 9636 dt. 06. 11. 2006 ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”- thuhet në njoftimin e ISHSH-së.
KOHA JONË SONDAZH

