Gjergj Luca: Ah çfarë gëzimi dhe çlirimi, doli doktori nga arrestimi. Përpara, e ardhmja është e jotja!”
Nuk mund të mungonte në këtë atmosferë të lirisë së Berishës edhe reagimi i demokratit Gjergj Luca, i cili si gjithnjë zgjodhi një mënyrë tepër origjinale dhe parodike për t’u bërë pjesë e gëzimit të lirisë së doktorit, për të qenë edhe ai një kolorit blu i kësaj feste blu.
Luca improvizoi ndërsa dilte nga “Psikiatria”, me dy gishtat lart, ashtu “i frikësuar”, për të thënë edhe ai fjalën e tij në këtë fitore të Partisë Demokratike.
“Doktor, o Zot shyqyr që dole se këta s’dinë të organizojnë asgjë. Na more në qafë doktor, as rrugë nuk bllokojnë dot, as djegin, as.. bëjnë”, ironizoi ai.
“Ah çfarë gëzimi dhe çlirimi, doli doktori nga arrestimi. Tani e tutje do kenë më shumë vlerë protestat, djegiet, shkatërrimet… Përpara doktor, e ardhmja është e jotja!” do të shkruante Luca në këtë dalje publike në rrjetet sociale.
AV