Gjergj Luca fton në duel publik, Pano Sokon

Nëse mendoni se beteja akuzave dhe polemikave ka arritur kulmin, prisni pak. Gjergj Luca, njeriu i punës dhe veprave mbresënëse të sipërmarrjes, i zellshmi i debateve dhe replikave, ka hedhur një dorezë sfide mbi tavolinën e debatit publik. Objektivi? Profesori, ekonomisti dhe akuzatori Pano Soko.

Shkëndia e këtij zjarri shpërtheu nga dalja publike e Gjergj Lucës në qylymin e kuq të Pallatit të Brigadave me Samir Manen, në 10-vjetorin e NewsBomb. Nëse Samir Mane, ka preferuar dhe vijon t’i përmbahet të qëndruarit mënjanë, pa u bërë pjesë debateve dhe polemikave, nuk është i të njëjtit mendim dhe dakordësi, sipërmarrësi, Gjergj Luca, i cili i vënë përballë akuzave të Panos, i ka selektuar secilën prej tyre një e nga një, dhe i është përgjigjur në një video që ka shpërndarë në rrjetet sociale.

“Repikë e detyruar me politikanin dhe ekonomistin e ri por të plakur Pano Soko, gojështhururi që shpif pa dina e pa iman në kurriz të punës sonë. Të sfidoj Pano, eja debatojmë publikisht për punët e mia para studentëve në universitet, para gazetarëve në media, para prokurorëve në SPAK!!!, shkruan Luca në mediat sociale, duke lënë të kuptohet mbi vendosmërinë për t’i shkuar në fund gjërave.

Gjergj Luca thërret Pano Sokon, jo në një debat të thjeshtë, por në një ndeshje dinjiteti dhe nderi, në auditor, përballë studentëve të të profesorit Soko, në një duel faktesh dhe argumentesh.

Nga njëra anë, Luca mishëron sipërmarrësin shqiptar tipik që refuzon të dorëzohet përpara kritikave dhe akuzave të pabaza. Nga ana tjetër, kemi Panon – simbolin e të pakënaqurve, zërin e kritikës që, me apo pa arsye, gjithmonë gjen diçka për të ngritur zërin.

A do të pranojë Soko sfidën?

AV

 

 

SHKARKO APP