Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjergj Luca: Gjenialiteti i “Paketës së Maleve” është qershia mbi tortë e agroturizmit shqiptar

Aktualitet E shtunë, 28 Qershor 2025 20:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Crans-Montana në Alpet shqiptare, një vizion i mundshëm
Në një nga vendet më prestigjioze të turizmit alpin, në Crans-Montana të Zvicrës jugore, aty ku luksi, natyra dhe sporti shkrijnë kufijtë e imagjinatës njerëzore, sipërmarrësi i njohur shqiptar Gjergj Luca ndalet për një reflektim publik. Ai ndan me ndjekësit e tij një vështrim të kthjellët mbi potencialin e jashtëzakonshëm që ka Shqipëria për të ndërtuar vetveten mbi themele të natyrës, pasurisë dhe shpirtit sipërmarrës.

Mund t'ju interesojë

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 6 orësh
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 7 orësh
Zgjedhjet lokale, zbulon prapaskenat e kandidaturave në PD

Zgjedhjet lokale, zbulon prapaskenat e kandidaturave në PD

Para 7 orësh

“Shqipëria mund të jetë një Zvicër”, shprehet ai, duke parë përtej maleve të larta dhe luginave me gjelbërim të përjetshëm, përtej resortit që është bërë simbol i standardit elitar në turizëm. “Zoti na ka mbajtur me hatër,” vijon Luca, “por problemi jemi ne: ne që ndërtojmë shëmtuar, që urbanizojmë pa menduar, që menaxhojmë keq dhe pa vizion.”
Në këtë kontekst, Luca e sheh “Paketën e Maleve”, iniciativën më të re të qeverisë shqiptare, si një hap konkret dhe të guximshëm, një politikë që synon jo vetëm zhvillimin ekonomik të zonave malore, por një kthesë kulturore dhe qytetare drejt një qasjeje të re ndaj territorit dhe të ardhmes.
Miratuar në janar 2025, kjo paketë strategjike synon të gjallërojë zonat e thella malore përmes lehtësive fiskale, financiare dhe ligjore. Ajo fton investitorët, të rinjtë, emigrantët dhe dashamirët e natyrës për të kthyer vendlindjen në një model suksesi.
Përfitimet janë të qarta dhe të menjëhershme:
10 vjet përjashtim nga tatimet dhe TVSH-ja për 500 projektet e para.
Garanci shtetërore deri në 70% për kreditë investuese, nga një fond i dedikuar 250 milionë euro.
Legalizim i tokës në përdorim, edhe pa dokument pronësie, me mbështetjen e bashkive përmes procedurës së verifikimit të posedimit.
Prioritet për agroturizmin, bujqësinë, artizanatin dhe çdo formë ndërmarrjeje që rikthen jetën në mal.
Kjo nuk është thjesht një paketë ekonomike, është një politikë shprese, që synon të mbjellë mundësi në ato zona ku shpesh është kultivuar vetëm mërgimi, harresa dhe izolimi.
Në mesazhin e tij, Luca e përkufizon këtë projekt si “qershia mbi tortë e agroturizmit shqiptar”, sepse jo vetëm që promovon prodhimin vendas dhe ruajtjen e traditës, por nxit një kthim emocional dhe praktik drejt vendlindjes.
Ai i bën thirrje veçanërisht emigrantëve: “Tani që qeveria shqiptare ka hedhur themelet e një mbështetjeje reale, tani që investimi nuk është më një akt guximi, por një rrugë e lehtësuar ligjërisht dhe financiarisht, është koha të ndërtoni këtu. Kthehuni. Investoni. Lëreni gjurmën tuaj.”
Luca nuk synon të idealizojë të huajën, përkundrazi, ai fton të përqafojmë bukurinë tonë me po atë standard që admirojmë te të tjerët. Nga Thethi te Valbona, nga Kelmendi te Postriba, nga Kolonja te Kurveleshi, Shqipëria ka panoramat, freskinë, historinë dhe shijen për të qenë jo një kopje e Zvicrës, por një Shqipëri e vërtetë, e re, e ngritur mbi madhështinë që natyra ia ka falur dhe që tani politika e mbështet.
“Paketa e Maleve”, në thelb, është një shprehje e dashurisë për vendin. Është një ftesë për të ëndërruar në mënyrë kolektive, për të punuar me vizion dhe përkushtim, për të ndërtuar një të ardhme në trojet ku kanë nisur rrënjët tona. E në këtë frymë, fjala e Lucës kumbon si një kushtrim: “Të bëjmë atë që duhet. Të tregojmë se e meritojmë të shpërblehemi, ashtu siç na ka shpërblyer natyra dhe sot, edhe shteti.”
Albert Vataj

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

albert vatajGjergj LucaPaketa e Maleve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 5 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 6 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 6 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 6 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 5 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 10 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 14 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 6 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.