Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjergj Luca i përgjigjet me fakte akuzave, një mbrojtje publike për Rozafën dhe një betejë për transparencën

Aktualitet
E enjte, 7 Gusht 2025 13:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Kësaj radhe, Gjergj Luca, themeluesi dhe fryma e sipërmarrjes “Rozafa”, nuk ka qëndruar në heshtje përballë akuzave që kanë qarkulluar në disa portale dhe rrjete sociale. Me një qëndrim të kthjellët dhe një gjuhë të çlirët, ai ka zgjedhur të mos replikojë në mënyrë të nxituar ndaj sulmeve, por të japë një dëshmi publike të një përvoje, një transparencë të merituar për konsumatorët e tij dhe një besnikëri ndaj misionit që përfaqëson: garantimin e cilësisë dhe ruajtjen e dinjitetit të punës së ndershme.
Nëpërmjet një videomesazhi të drejtpërdrejtë, Luca zgjodhi të flasë jo me zemërim, por me argument, jo me ironi, por me bindjen se e vërteta nuk ka nevojë për mburojë, por për pasqyrë.

Akuza dhe kundërpërgjigjja me transparencë
Disa ditë më parë, në disa portale dhe media online, kanë sulmuar tregun e peshkut në Shqipëri, që sipas tyre eksportojnë produktet më cilësore dhe importon në Shqipëri produkte të një cilësie të ulët nga vende të ndryshme. Ky është një pretendim i rëndë që nuk godet vetëm tregtuesit e produkteve të detit, por imazhin e sipërmarrjes, integritetin e përgjegjësinë, më të cilën ata i shërbejnë konsumatorin.
Në reagimin e tij, Luca nuk zgjodhi të përdorë as tone hakmarrëse, as etiketime fyese. Ai tha thjesht: “Dola të flas hapur sepse çliroj shpirtin dhe dua të jem i sinqertë me ju. Peshku shqiptar shitet jashtë, ndërsa peshku i huaj shërbehet në pjatat shqiptare… Dëgjoni dhe besoni një specialist si unë që do atdheun, ndaj punon dhe punon sepse do detin, shëndetin, miletin!”
Ky pasazh nuk është vetëm një shfajësim emocional, por një vetëshpallje e përgjegjshme e dikujt që e di se çfarë përfaqëson. Ai nuk është thjesht një afarist i suksesshëm, por një njeri që ka vendosur të ndërtojë një model – Rozafën – që nuk kërkon të justifikohet, por të dëshmohet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Importi si domosdoshmëri teknologjike, jo si mashtrim tregtar
Për të qenë sa më i qartë dhe i drejtpërdrejtë, Luca sqaron se “Rozafa” importon nga vende të ndryshme – përfshirë Finlandën – sasi prej 3,500 deri në 5,000 ton peshk të ngrirë, që përdoret jo për të mashtruar konsumatorin, por për të ushqyer peshkun e kultivuar në fermat e Rozafës. Ky është një investim në procesin e rritjes dhe përmirësimit të produktit vendas dhe një praktikë e njohur ndërkombëtarisht, që synon të rrisë standardet, të sigurojë qëndrueshmëri dhe të përmbushë kërkesat e tregjeve ndërkombëtare.
Ai e demonstron këtë fakt në mënyrë të prekshme, duke hyrë në ambientet frigoriferike dhe duke filmuar vetë paletat me produktet e importuara. Ky gjest nuk është propagandë, por dëshmi: një mënyrë për të treguar se fjala nuk ka peshë pa faktin, se sinqeriteti nuk është vetëm virtyt moral, por domosdoshmëri etike në një treg që ka nevojë për besim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Karkaleci i thellësisë dhe dinjiteti i produktit shqiptar
Luca ndalet edhe në një shembull konkret, për të bërë diferencën mes cilësisë dhe perceptimit. Ai tregon karkalecin e thellësisë, një produkt i peshkuar në gjithë Mesdheun dhe i ofruar në tregun shqiptar nga Rozafa, si një model i përkryer i cilësisë, vlerave ushqimore dhe etikës së prodhimit.
Krahasimi me karkalecin e importuar nga Ekuadori është domethënës. Ai është më i madh në përmasa, por më i ulët në cilësi. Me këtë, Luca nuk nxit paragjykim ndaj importit, por argumenton me saktësi dallimin mes pamjes dhe përmbajtjes, mes përmasës dhe vlerës, mes çmimit dhe shpërblimit ushqimor.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Para 1 ore
Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 1 ore
Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Para 9 orësh

Statistika që flasin: Një treg që ka filluar të vetëdijësohet
Në përmbyllje të fjalës së tij, sipërmarrësi sjell një të dhënë statistikore që i jep gravitet të veçantë argumentit të tij: konsumi i peshkut për frymë në Shqipëri është rritur nga 2 kg në 9 kg, ndërkohë që mesatarja në Evropë është 10 kg. Ky është një tregues jo vetëm i rritjes së kërkesës, por edhe i ndërgjegjësimit të konsumatorit shqiptar për cilësinë. Kjo rritje nuk do të ishte e mundur pa një ofertë të besueshme, pa një garanci në cilësi, pa një standard të vendosur dhe të mbajtur me këmbëngulje.

Përtej polemikës: Një mësim për transparencën dhe ndershmërinë në biznes
Reagimi i Gjergj Lucës është më shumë se një kundërpërgjigje ndaj akuzave. Ai është një model i një qasjeje etike ndaj biznesit dhe komunikimit publik. Në vend që të rrëshqasë në gjuhën e zakonshme të kundërakuzës, ai zgjedh gjuhën e faktit, të përfshirjes dhe të hapjes.
Në një kohë kur shumë sipërmarrje zgjedhin të heshtin ose të operojnë me mjegullnajë informative, “Rozafa” zgjodhi të flasë në dritë, t’u drejtohet sy më sy qytetarëve dhe konsumatorëve. Dhe kjo është një mënyrë për të mbrojtur jo vetëm markën, por edhe besimin – atë kapitalin më të shtrenjtë që një sipërmarrje mund të ndërtojë.
Kjo është më shumë se një dalje publike. Është një thirrje për të mos lejuar që fjalët të zëvendësojnë faktet, që perceptimi të shtypë të vërtetën dhe që dëshira për sensacion të marrë peng integritetin e punës.
Gjergj Luca nuk e mbron vetëm një emër tregtar. Ai mbron një parim: atë të ndershmërisë dhe respektit për konsumatorin shqiptar. Dhe këtë e bën jo me fjalë boshe, por me fjalë që mbështeten mbi fakte, mbi përvojë dhe mbi atë që është më e vështira: besimi i merituar.

Etiketat e lidhura

albert vatajGjergj Luca
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 1 ore

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 1 ore

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 9 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 10 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 10 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 9 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.