Gjergj Luca jep lajmin e madh nga Amerika: “Ia hoqa Saliut, Non Gratën”

Ai, Gjergj Luca, thjeshtë është i paparashikueshëm. Ai, gjendet gjithnjë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për vendimet e duhura. Fatet e partisë së tij, të kryetarit Berisha, që ai aq shumë e do, dhe të pretendimeve të 11 majit që ka PD, janë në fijen e hollë të “Non Gratës” që varet në Amerikë.
Dhe si çdo patriot, edhe ai e di, se cili është roli i tij në këtë kapërcyell politik, dhe se çfarë ai duhet të bëjë në këto momente me rëndësi historike.
Gjergj Lucës, ju desh të kaplojë dete e qiej, të kapërcejë Atlantikun, për të shkuar në Amerikë, atje ku zgjidhen hallet e të gjithë botës, për të qarë hallet dhe dertet e opozitës shqiptare dhe të Sali Berishës.

“Nuk kam ardhur për pushime në Amerikë, kam mision të veçantë. Sapo dola nga Gjykata Supreme, aty ku merren vendime të rënda. Në pamundësi për ta bërë këtë punë Muli, Gazi, Belo e bëra unë…
Ia hoqa non gratën dhe po vij, Sali mblidh militantët dhe dilni më prisni në Rinas!” shkruan Luca në një postim që ai ka bërë të shoqëruar me një video, duke hyrë dhe dalë nga Gjykata Supreme e SHBA-ve.
Mes, nevojës për ta parë dhe trajtuar me seriozitet situatën, ironisë dhe parodis, Luca ka zgjedhur këto të fundit për të komunikuar me ndjekësit e tij, për të qenë faktor realist në këtë situatë të potershme elektorale.
Ai do që të dëgjohet dhe kjo është mënyra e tij.
AV

SHKARKO APP