Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjergj Luca kurorëzon famën në mediat prestigjioze britanike dhe franceze

Aktualitet E mërkurë, 25 Shtator 2024 08:01
Gjergj Luca kurorëzon famën në mediat prestigjioze britanike dhe franceze
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

 “The Guardian” dhe “Le Figaro” shkruajnë për “Trattoria Meloni” e Gjergj Lucës

Mediat prestigjioze evropiane, britanikja, “The Guardian” dhe francezja, “Le Figaro”, i kanë kushtuar një trajtim special sipërmarrjes së biznesmenit Gjergj Luca, restorantit, “Trattoria Meloni”, i cili nuk është thjeshtë një ambient shërbimi i klasit, por edhe një shprehje e mirënjohjes që sipërmarrësi Gjergj Luca, në emër të gjithë shqiptarëve, i bën marrëveshjes së pensioneve, që kryeministri, Edi Rama, arriti me homologen italiane, Giorgia Meloni, përmes së cilës përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali.

Përkundër gojëve të helmatisura, që nëmin e shajnë me libër shtëpie, që akuzojnë e baltosin, të udhëhequr nga urdhra partiake dhe mëndje të errëta, ai, antikonformisti Gjergj Luca, qëndron i palëkundur dhe i paepur, në të bërit të gjërave siç ai di, siç më e mira përmbush realizimin e projekteve dhe implementon zgjimin e shpresës, se ky vend mund dhe duhet të bëhet, duke besuar te puna dhe përkushtimi, të cilat mundi t’i ngrejë në lartësinë e misionit, Gjergj Luca, ai që ka gjithnjë një gjë ndryshe për të ofruar dhe një arritje befasuese si fuqi shprese, si projekt dhe realizim.

Jo vetëm kaq, pas një buje të jashtëzakonshme nga mediat italiane dhe një interesi që kapi miliona, tani janë mediat prestigjioze evropiane, të cilat shkruajnë, jo vetëm për restorantin  “Trattoria Meloni”, hapur në Shëngjin, por edhe për mundësinë që shqiptarët po ofrojnë për sistemimin dhe trajtimin në dy qendra të emigrantëve, “njëra në portin e Shëngjinit dhe tjetra rreth njëzet kilometra larg, në Gjadër, të cilat duhet të jenë funksionale në javët e ardhshme”, shkruan, The Guradian.

“Gjergj Luca, një sipërmarrës i çuditshëm 58-vjeçar (60 për të qenë të saktë), djali i një aktori të famshëm në Shqipëri, i vuri restorantit të tij në Shëngjin emrin  Meloni, i joshur nga personaliteti i kësaj lidere politike të ekstremit të djathtë, të cilin ai e konsideron “të jashtëzakonshëm”, shkruan francezja “Le Figaro”.

Siç edhe është trajtuar gjerësisht në mediat e ndryshme, shqiptare dhe të huaja, italiane kryesisht, “Trattoria Meloni” përmban 70 portrete të kryeministres italiane,  përzgjedhura dhe realizuara me mjeshtëri nga piktori, Helidon Haliti. Ata nuk janë thjeshtë portrete të Kryeministres italiane, Giorgia Meloni, por një shfletim foto pas fotoje në personalitetin dhe karakterin e saj, në impulsivitetin dhe meditativen, në gjendjet emocionale dhe reaguese që përbëjnë shpirtin e një gruaje të fuqishme që udhëheq në sfidat e mijëvjeçarit një komb të madh.

“The Guardian” në shkrimin e tij ka perifrazuar atë çfarë Luca ka thënë për AFP: “Kur kuzhina, arti dhe politika bashkohen, ju mund të bëni gjëra të bukura”. Dhe vërtetë, kur kjo trini e shenjtë e krijimit dhe komunikimit bashkërëndohen, krijojnë, jo një restorant model, por një marrëdhënie, tek e cila sintetizohet vepra dhe vlera e një mirënjohjeje dhe konsiderimi.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Para 1 ore
Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 1 ore
Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Para 9 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dhe është kjo sipërmarrje, kjo ide e jashtëzakonshme, ajo që ka grishur dhe vijon të cyt interesin e medieve botërore, të cilat e kanë trajtuar gjerësisht, jo vetëm si një restorant shërbimi, por si një mënyrë që shqiptarët zgjedhin t’i jenë mirënjohës kryeministres italiane, për pensionet, por edhe për ridimensionimin e fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve unike që shqiptarët kanë me Italinë.

Këto shkrime në mediat prestigjioze dhe ky interes, janë shprehje e vlerësimi që bota po i bën, jo vetëm sipërmarrjes shqiptare, por edhe rolit që Shqipëria ka vendosur të ketë në zgjidhjen e një prej problemeve më delikate, me të cilat po ballafaqohet Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare, siç është emigracioni. Dhe shqiptarët, e dinë më mirë se askush, se ç’është emigrimi dhe se sa e rëndësishëm është një dorë që shtrihet për ndihmë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Albert Vataj / Koha Jonë

(Materialet e plota të mediave prestigjoze i gjeni te linqet e poshtëshënuara)

https://www.theguardian.com/world/2024/sep/24/giorgia-meloni-themed-restaurant-opens-near-asylum-seeker-camp-in-albania

https://www.lefigaro.fr/international/albanie-un-restaurant-baptise-georgia-meloni-juste-en-face-d-un-camp-de-migrants-20240924

Etiketat e lidhura

“Trattoria Meloni”albert vatajGjergj Lucakoha jone
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 1 ore

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 1 ore

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 9 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 10 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 9 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 10 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.