Gjergj Luca: Le të hyjmë bashkë në histori si brezi që i hapëm dyert Evropës

Sot, sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca, jo në cilësinë e një politikani, por si një qytetar i ndershëm dhe i përkushtuar ndaj të ardhmes së vendit, ka ndarë me ndjekësit e tij një mesazh të ngrohtë dhe të fuqishëm. Një thirrje që buron nga përvoja, ndërgjegjja dhe dashuria për Shqipërinë.

“Unë kam vetëm një votë në dorë, por kam miliona fjalë për të thënë: ky vend e meriton integrimin. Le të hyjmë bashkë në histori si brezat që i hapën dyert e atdheut dhe e çuan në shtëpinë evropiane, aty ku i takon me dinjitet dhe me të drejtë. Votoni për fëmijët tuaj!” – shprehet Luca në videomesazhin e tij, i cili është bërë një apel prekës për ndërgjegjësim qytetar dhe pjesëmarrje aktive në zgjedhjet e 11 majit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto orë të fundit të fushatës, ai ka rikthyer edhe një herë moton e tij qytetare që ka gjetur jehonë të gjerë:
“Besoni atë që shihni! Besoni atë që prekni! Besoni atë që ju emocionon! Pra, besoni të vërtetën!”

Swiss Digital Mobile Reklama

E vërteta, sipas Lucës, është ajo që na bashkon, ajo që duhet ta udhëheqë rrugëtimin tonë drejt së ardhmes, drejt Evropës. “Për të çuar këtë vend në Evropë, inshalla këto zgjedhje do të jenë një triumf, një kthesë historike për Shqipërinë dhe për të gjithë ne”, vijon ai me bindje.

Duke iu drejtuar si miqve në rrjetet sociale, ashtu edhe atyre që raportojnë në portale, Luca e mbyll mesazhin me një dëshmi të sinqertë dhe të patjetërsueshme:
“Unë e dua Shqipërinë në Evropë për fëmijët e mi. Dua që, kur të vijë dita të largohem nga kjo botë, të shkoj me mendimin se isha pjesë e atij brezi që bëri gjënë e duhur. Brezi që mund të mburret se realizoi ëndrrën dhe aspiratën shekullore të këtij kombi.”

AV

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?