Gjergj Luca me At Xhovanin dhe At Arsenin, dy priftërinj ortodoksë arbëreshë nga Kalabria, mysafirë në Fish City

Nga vizitorët e shumtë që e shkelin me admirim dhe kuriozitet Fish City-n, këtë kompleks unik në Labinot-Fushë të Elbasanit, që në një kohë rekord është shndërruar në një ndër atraksionet turistike më të vizituara në vend, Gjergj Luca ka mirëpritur dy mysafirë të veçantë: At Xhovanin dhe At Arsenin, priftërinj ortodoksë nga komuniteti arbëresh i Kalabrisë.

“Në mbrëmje takova dy burra të rrallë, dy arbëreshë ortodoksë të Kalabrisë që me fanatizëm e përkushtim mbrojnë gjuhën, fenë dhe zakonet, ashtu si 550 vjet më parë, kur të parët e tyre emigruan në Itali për t’i shpëtuar pushtimit osman. Dy priftërinj që dinë të flasin me Zotin, me njerëzit, me mua dhe me Syçin…”, shkruan Luca në postimin e tij, të shoqëruar me një video ku pasqyrohet bashkëbisedimi i ngrohtë me këta dy klerikë të ardhur nga përtej Adriatikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkë me ta, në një çast të rrallë bashkimi shpirtëror dhe kulturor, ai këndon këngën emblemë të arbëreshëve “Moj e bukura Moré”, e cila i ka mbijetuar shekujve si një melodi malli dhe përkatësie. Dy priftërinjtë kishin sjellë me vete jo vetëm rrobat e liturgjisë, por edhe shpirtin e një gjuhe të lashtë, të folur ende me krenari në atë copëz shqiptarie që rron në Kalabri — në vendbanimet që mbajnë gjallë kujtesën dhe gjakun e Arbërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata janë dëshmia e gjallë e një trashëgimie të pathyeshme, që ndonëse e mërguar, nuk u shkëput kurrë nga rrënjët. Janë zëri i një historie që flet ende shqip, këndon shqip dhe lutet shqip, edhe pse më shumë se pesë shekuj i ndajnë nga toka amë. Në këtë takim, Fish City nuk ishte më thjesht një qendër turistike, por një urë ku u takuan shpirtrat e një kombi — të atyre që mbetën, dhe të atyre që u larguan, por nuk harruan kurrë.
Ata sollën nga Kalabria dëshminë e qëndresës së historisë, traditave, kulturës, por në veçanti gjuhës, të cilën e ruajtën dhe e trashëguan. Në këtë takim të përzemërt, ata apeluan të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë larg atdheut, t’i mbajnë lidhjet e tyre me tokën ëmë duke u lënë fëmijëve si testament jo vetëm kujtimet dhe traditat, por në veçanti gjuhën.

AV

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?