Gjergj Luca në Londër me kardiokirurgun e njohur dhe shqiptarin e madh, Kristo Papa

Sipërmarrësi i njohur, Gjergj Luca, ka zhvilluar një takim domethënës në Londër me një nga emrat më të shquar të mjekësisë shqiptare në diasporë, profesor Kristo Papa. Ky i fundit, një kardiokirurg me përvojë të gjerë dhe sukses ndërkombëtar, ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në Shqipëri dhe për të vënë në shërbim të vendit të tij gjithë ekspertizën e fituar në vite.
Në një postim në rrjetet sociale, Luca ka ndarë këtë moment frymëzues, duke shprehur respektin e tij për kontributin dhe përkushtimin e Papës, jo vetëm si mjek, por edhe si një qytetar me ndjenja të thella atdhedashurie.

“Kristo Papa nuk është vetëm një mjek kardiokirurg i njohur këtu në Londër, por mbi të gjitha një qytetar fisnik me dashurinë për vendlindjen. Ai do të kthehet ku e nisi rrugëtimin dhe do të kontribuojë për shërimin e zemrave të shqiptarëve. Respekt për këtë humanist të madh, respekt edhe për të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe punëtorë, kudo ku jetojnë e punojnë!” – ka shkruar Luca.
Takimi mes dy personaliteteve nuk ishte thjesht një bisedë kortezie, por një moment reflektimi mbi sfidat dhe mundësitë e sistemit shëndetësor shqiptar. Kristo Papa, me përvojën e tij të pasur në kirurgjinë kardiake, ka shprehur gatishmërinë për të sjellë inovacion dhe për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Shqipëri.
Kjo iniciativë është një tjetër dëshmi e potencialit të madh që diaspora shqiptare ka për të ndihmuar në zhvillimin e vendit. Angazhimi i figurave të tilla si Kristo Papa sjell jo vetëm ekspertizë të lartë profesionale, por edhe një shembull frymëzues për gjeneratat e reja të mjekëve shqiptarë.
Albert Vataj

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?