Gjergj Luca nga Qipro fton politikën t’i bëhet krah industrisë së peshkimit
Gjergj Luca fton politikën të bëhet aleate në sfidën e përfaqësimit të Shqipërisë në takime me rëndësi jetike për peshkimin.
Sipërmarrësi i gjigandit shqiptar “Rozafa”, Gjergj Luca, nga Sesionin Vjetor për ndarjen e kuotave dhe për mbarëvajtjen e gjithë deteve dhe oqeaneve për vitin që vjen, i ka bërë thirrje politikës, asaj të majtë dhe të djathtë të heq dorë nga demagogjitë, dhe të behët aleate dhe përkrahëse e përfaqësimit, iniciativave dhe sipërmarrjeve shqiptare, në botën e madhe të menaxhimit të kapaciteteve dhe resurseve ujore.
“Më shumë lobing, më shumë kuota, më shumë peshk, më shumë prodhime bujqësore, më shumë eksporte, më shumë vende pune, më shumë të ardhura, më shumë taksa, më shumë pensione të larta… dhe më pak fjalë!”, shkruan Luca në këtë dalje publike në Qipro, ku zhvillohet një nga ngjarjet më të rëndësishme, ku përfaqësues nga vende të ndryshme, përfshi dhe Shqipëria, diskutojnë çështje kritike që lidhen me peshkimin dhe menaxhimin e peshqve të detit të hapur.