Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjergj Luca një ofertë e freskët në këto ditë të nxehta, 800 euro pagë në Rozafa për studentët e ekselencës

Aktualitet
E diel, 19 Korrik 2026 15:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
“Kam një ofertë të freskët në këto ditë të nxehta. Maturantet apo studentet e Elbasanit që kanë mbaruar shkollën me mesataren 9, u ofroj punë në kompaninë Rozafa, si fillim me 800 euro pagë në muaj…” Me këtë mesazh, të shoqëruar nga një videokomunikim të publikuar në rrjetet sociale, sipërmarrësi Gjergj Luca ka prezantuar një nismë të re, e cila synon të afrojë pranë biznesit të rinjtë më të dalluar të Elbasanit.

Këtë herë, Luca nuk i është drejtuar opinionit publik për çështje politike apo debat publik. Ai ka zgjedhur të flasë vetëm për punën, për mundësitë që biznesi mund t’u ofrojë të rinjve dhe për investimin te kapitali njerëzor, si vlera më e çmuar e çdo sipërmarrjeje që synon të ndërtojë të ardhmen.
Oferta u drejtohet maturantëve dhe studentëve, veçanërisht vajzave, që kanë përfunduar studimet me mesatare mbi 9. Ata do të përfshihen fillimisht në një program tre-mujor formimi profesional, gjatë të cilit do të trajnohen drejtpërdrejt në proceset e prodhimit nga specialistët, drejtuesit dhe punonjësit më të kualifikuar të kompanisë Rozafa. Edhe gjatë kësaj periudhe të formimit, pjesëmarrësit do të përfitojnë një pagesë mujore prej 80 mijë lekësh.

Në përfundim të trajnimit, kandidatët që do të dëshmojnë përkushtim dhe aftësi do të pajisen me kontratë pune dhe një pagë mujore prej 100 mijë lekësh, duke nisur rrugëtimin e tyre profesional si “oficerë të Rozafës”. Më tej, karriera e secilit do të ndërtohet mbi bazën e meritës, performancës dhe zhvillimit profesional, me mundësi reale për t’u ngjitur në strukturat e një prej kompanive më të rëndësishme shqiptare në sektorin e akuakulturës.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Para 33 minutash
Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 45 minutash
Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Para 8 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në përmbyllje të këtij komunikimi, Gjergj Luca fton të gjithë të rinjtë që plotësojnë kriteret të mos hezitojnë të bëhen pjesë e këtij projekti, duke kontaktuar në adresën elektronike [email protected].
Kjo nismë përfaqëson më shumë sesa një ofertë punësimi. Ajo është një investim i drejtpërdrejtë te brezi i ri, një ftesë për të kaluar nga bankat e shkollës në sfidat e ekonomisë reale, duke krijuar ura të qëndrueshme mes arsimit dhe tregut të punës. Në një kohë kur shumë të rinj kërkojnë mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre, iniciativa të tilla dëshmojnë se biznesi mund të jetë jo vetëm motor i zhvillimit ekonomik, por edhe një partner i rëndësishëm në formimin e profesionistëve të së nesërmes. Duke mbështetur ekselencën dhe meritën, kjo ofertë synon të shndërrojë potencialin e të rinjve në energji krijuese për zhvillimin e kompanisë dhe të ekonomisë shqiptare në tërësi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

albert vatajFish CityGjergj Lucarozafa
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 33 minutash

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 33 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 34 minutash

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 45 minutash

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 8 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 9 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 9 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 8 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.