Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjergj Luca: “Qefi osht; shumë punë, sakrifica, mundime, përpjekje… osht jetë” o “Jeta Osh Qef”

Aktualitet
E hënë, 21 Korrik 2025 23:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një reagim të drejtpërdrejtë dhe plot temperament, sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca iu përgjigj një akuze të shpërndarë së fundmi në redaksinë e JOQ, sipas së cilës, në një zonë të bregdetit të Sarandës, një pjesë e malit do të ishte prerë, terreni do të ishte betonuar dhe mbi të do të ishte nisur ndërtimi i një strukture metalike. Qytetari që kishte dërguar pamjet pretendonte se bëhej fjalë për një ndërtim pa leje nga ana e Lucës, raportoi JOQ.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Para 5 orësh
Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Para 6 orësh
Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjist...

Para 6 orësh

Në hapje të reagimit të tij, Luca nuk u përmbajt: ai rikujtoi filozofinë e tij jetësore – një filozofi që ai e ka predikuar shpeshherë me fjalë dhe me vepra:
“Jeta nuk osh qef! Jeta është punë, është lodhje, është mundim, është sakrificë, është përpjekje… dhe vetëm më pas është qef.”
Kjo fjali u shndërrua në një mësim të drejtpërdrejtë për këdo që e dëgjonte, një sfidë për të gjithë ata që jetën e matin me rehatinë e çastit dhe jo me mundin që ndërlidh të arriturat.
Duke mbajtur një qëndrim të prerë dhe opponent ndaj akuzës, Luca sqaron me vendosmëri se objekti i përfolur nuk është investimi i tij personal, por i një kolegu të tij. Ky objekt, thekson ai, është me leje të rregullt, me projekt të miratuar, dhe nuk ka asnjë shkelje ligjore. Më tej, Luca ndalet gjatë për të treguar se si e ka njohur këtë koleg, duke rrëfyer një udhëtim të gjatë dhe të mundimshëm përmes viteve të punës dhe sakrificave, një udhëtim që e ka çuar këtë njeri të arrijë majat e sipërmarrjes shqiptare. Me një lloj krenarie vëllazërore, Luca e paraqet atë si shembull frymëzues të asaj që mund të arrihet me përpjekje të ndershme dhe punë të palodhur.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në vazhdim të reagimit të tij, Luca nuk e kursen kritikën ndaj JOQ-së: “Mos u merrni me njerëzit që punojnë, me ata që luftojnë çdo ditë për të ngritur diçka.”
Ky apel tingëllon si një thirrje publike për të respektuar ata që kontribuojnë realisht në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit.

Kur vjen puna te “ngacmimi për të folur për Thethin”, Luca shfaq një ndjeshmëri të veçantë. Ai u kujton akuzatorëve të hedhin një sy më gjerë: të bëjnë një shëtitje përgjatë bregdetit dhe të shohin me kujdes se kush i ka ngritur vilat dhe sarajet madhështore.
“Shikoni se kush i ka ndërtuar ato vila… kontrolloni a ka Gjergj Luca një vilë nëpër ato saraje të njerëzve të pushtetit, të politikës, të medias e të sipërmarrjes.”

Me një ton realist, ai shton: “Jo se nuk më pëlqen të kem edhe unë një vilë në bregdet si gjithë bosët e tjerë… por nuk më kanë dalë lekët! Sepse sapo bëja pak para, unë blija një linjë të re prodhimi, për të rritur kapacitetet e punës dhe për të krijuar vende të reja pune.”

Luca sjell shembuj konkretë: “Sa herë bëja lekë për të ndërtuar diçka luksi, unë blija një anije tjetër peshkimi për Flotën ‘Rozafa’, për ta çuar Shqipërinë në betejat mesdhetare të tregut dhe të industrisë së detit.”

Kur rikthehet te çështja e Thethit, Luca bëhet edhe më i drejtpërdrejtë, duke e kthyer argumentin në një çështje morale e kombëtare:
“Ka nga ata që u kanë dhënë leje miqve të mi, njerëz të gjakut tim në Theth, të ndërtojnë vilë për veten, vilë për vëllain, vilë për motrën… dhe i kanë marrë në qafë ato zotërinj atje.”

Ai e mbyll me një reflektim që tejkalon kufijtë e debatit të çastit dhe merr dimensionin e një mesazhi qytetar: “Thethi nuk është vetëm për brezin tonë. Thethi është një shkëlqim shqiptar për gjithë brezat që do të vijnë, që të mund ta shohin, ta prekin dhe ta përjetojnë atë si një thesar të çmuar të Alpeve të Veriut të Shqipërisë.”

Në këtë reagim, Gjergj Luca nuk është thjesht një sipërmarrës që mbron veten nga një akuzë. Ai shfaqet si një zë që mbron punën e ndershme, që shfaq krenarinë për një rrugëtim të ndërtuar me djersë, që kritikon kulturën e dyshimit dhe të paragjykimit, dhe që njëkohësisht i rikujton shoqërisë se zhvillimi nuk matet me luksin personal, por me trashëgiminë që i lë brezave të ardhshëm.

“Jeta osh qef” – po vetëm atëherë kur e ke shijuar punën, sakrificën dhe përpjekjen që të çojnë deri aty.
Albert Vataj

Etiketat e lidhura

albert vatajGjergj Luca
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 5 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 6 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 6 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 6 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 11 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 10 orësh

3 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 9 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 11 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.